As deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu nuk ka mundur t’i shpëtojë një gjobe të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Në bazë të një fotografie të cilën ai vetë e ka publikuar në rrjetin social Instagram, Sejdiu shihet teksa merr një gjobë për kundërvajtje në trafik nga policia.
“Edhe gjobat kanë lezet”, ka shkruar shkurt ai duke i bashkëngjitur edhe fotografinë.
- Advertisement -
Nuk dihet arsyeja se përse deputeti i PSD-së, është dënuar. Edhe pse ka marrë një gjobë, ai shihet i buzëqeshur pranë pjesëtarëve të PK-së./Gazeta Blic