8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

I diplomuari në SHBA emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekretuar gjeneralbrigade, Jeton Dreshajn si shef i Shtabit të Përgjithshëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ushtaraku nga Vrella e Istogut ishte shkolluar në Amerikë në US Army War College të Pensilvanisë, për t’u kthyer më pas që t’i shërbejë vendit të tij me nder.

Dreshaj e quan emërimin e tij si krenarinë më të madhe për të.

- Advertisement -

“Nuk ka ndjenjë më të lartë krenarie se sa të shërbesh me nder, integritet dhe devotshmëri për vendin dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Dekretimi nga presidenti Thaçi si shef i stafit, në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, mbart me vete më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie për mua.

- Advertisement -

Gradimi im në gjeneralbrigade është rezultat i një përkushtimi individual, ekipor, kolegial, veçanërisht familjar.

Nderi dhe respekti u takon dëshmorëve!

Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ato vajza dhe djem që shërbejnë në uniformën e shenjtë të Ushtrisë së Kosovës” shkruan Dreshaj në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit