Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan do të zhvillojë një vizitë në Serbi më datë 29 gusht. Lajmin e ka dhënë portali i njohur serb “Tanjug”. Në artikull thuhet seErdogan do të takohet me liderët më të lartë të shtetit serb.
Shkaku kryesor i vizitës së tij është nisja e punimeve për autostraën Beograd-Sarajevë. Punimet do të kryhen nga firma turke “Tasyapi” dhe projekti do të shkojë deri në 3 miliardë dollarë, ku një pjesë e mirë është financuar nga Ankaraja zyrtare.
Kjo autostradë do të jetë një korridor i rëndësishëm për lidhjen me Europës. Ndërkohë që në Serbi flitet për investim e për rrugë, vendi jonë po zien nga një tjetë debat. Bëhet fjalë për vendosjen e memorialit për të rënënt gjatë grushtit të shtetit në 2015-ën në Turqi, të cilët mbrojtën regjimin e Erdoganit.
Shumë intelektualë, gazetërë por edhe qytetarët e thjeshtë e kanë kundërshtuar vendosjen e memorialit, i cili nuk ka aspak lidhje me Tiranën dhe Shqipërinë. Turpi më i madh qëndron në argumentat e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u shpreh se te kodrat e liqenit ka ven për të gjithë.