-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Haxhiu kritika qeverisë PAN: Në emër të taksës u munduan të fshehin shumë skandale

Rekomandime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka drejtuar kritika në drejtim të qeverisë PAN pasi sipas saj, zyrtarë të qeverisë në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime, raporton Gazeta Blic.

Ajo, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se tani kur ditët kanë mbetur të numëruara ata po mundohen të përfitojnë në emër të taksës.

“Në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime.

- Advertisement -

Tani kur ditët i kanë të numëruara dhe s’kanë vendim tjetër me të cilin mund të lavdërohen e mbështeten, po mundohen të përfitojnë në emër të taksës”, ka shkruar ajo.

Siç thotë ajo, është fat i mirë që askush s’ju beson më.“Fat i mirë që askush s’ju beson më, nuk i besojnë as vetes më, në ato që deklarojnë.

Na duhet t’i durojmë edhe ca ditë sepse koha e tyre politike ka perënduar”, ka shkruar ajo./Gazeta Blic

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit