Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri pritet të hënen t’i bashkohet VV-së.Kështu ka deklaruar në një konferencë për media Agim Bahtiri, thotë gazetari Arben Ahmeti gjatë emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ai pritet ti bashkohet Vetëvendosjes së bashku me 600 anëtarë të tjerë, raporton Gazeta Blic.
Agim Bahtiri ditë më parë ka deklaruar se është larguar nga Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.Bahtiri në zgjedhjet e fundir lokale, ishte mbështetur fuqishëm nga ana e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për ta mposhtur Valdete Idrizin nga PDK në balotazh.
Agim Bahtiri është në mandatin e dytë në krye të Komunës së Mitrovicës./