8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shqiptari i ‘rrezikshëm’, kush është bosi i mafies, që po e mbajnë në mbikëqyrje maksimale

Rekomandime

Ka nderruar 3 burgje brenda 10 muajve. Quhet Imail Rebeshi, shqiptari qe vetem se fundi u transferua ne nje burg te sigurise te larte ne Itali, ne mbikeqyrje maksimale.

Mediat italiane shkruajne se ai u arrestua ne janar se bashku me 12 persona te tjere, pjese e nje bande kriminale të tipit mafioz. U largua nga burgu i Tolmezzo ku ai kishte qendruar pothuajse gjashtë muaj, nderkohe qe tashme u zhvendos në burgun ne Cuneo.

- Advertisement -

Mbikëqyrje maksimale, pa komunikim me të burgosur të tjerë, vetëm dy orë ajër dhe izolim total. Në dhjetë muajt e fundit Rebeshi ka ndryshuar tre burgje: në nëntor ne Mammagialla ishte denuar për droge; në shkurt ai u transferua në Tolmezzo pas arrestimit si pjese e organizates kriminale dhe në gusht u shpërngul ne Cuneo.

Transferimi i fundit ka lene ne befasi edhe avokatin e tij, i cili cituar nga mediat italine thote se nje gje e tille nuk i ka ndodhur gjate viteve te gjata qe sherben si avokat:

“Në kaq shumë vite që e bëj këtë punë – pohon avokati Roberto Afeltra – kurrë nuk kisha pasur diçka të tillë më parë. Kam bere nje ankese lidhur me kete.

- Advertisement -

Pse është transferuar Rebeshi mbetet një mister edhe për avokatin.

Rebeshi dhe Giuseppe Trovato konsiderohen dy bosat e bandes mafioze qe per dy vite u be tmerr ne Viterbo. Të dy, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë, donin kontrollin e gjithe qytetit,

- Advertisement -

Shqiptari për hetuesit nuk është vetëm shefi i mafies ne kete zone, por konsiderohet gjithashtu një nga trafikantët më të rëndësishëm të narkotikëve në Italinë Qendrore.

Mbi të në të vërtetë rendojne dy masa paraprake, njëra e lëshuar nga Gjykata e Romës dhe ai i lëshuar në nëntor 2018 nga gjykata ne Cagliari, shoqerua me kerkese nga dy zyra të antimafias.

Arrestimi dhe akuzat

Rebeshi u arrestua së bashku me tre persona të tjerë si pjesë e operacionit të koduar “Ichnos”, por ai ishte i njohur edhe më herët nga autoritet ligjzbatuese italiane.

“Edhe nën mbulimin e dy aktivitete në dukje të rregullta, duke qenë pronar dhe menaxher i klubit të natës ‘Shisha’ dhe një pikë makinash në Viterbo, ai ka mbajtur një rol udhëheqës në trafikun e drogës në Italinë qendrore”, bënë me dije karabinierët e Carbonia-s.

“I lidhur të trafikantëve ndërkombëtarë shqiptarë, ai është akuzuar se i ka siguruar grupit sard 6 kilogramë kokainë dhe 1 kg e gjysmë heroinë, nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018”, saktësuan hetuesit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit