Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq ishte nisur me aeroplanin e qeverisë “Falcon” në Forumin Strategjik, në Bled ,të Sllovenisë kur avioni ku ai gjendej goditet nga rrufeja, transmeton RTS.
Aeroplani ateroi i sigurt në aeroportin e Lubjanës, ndërsa Daçiqi vazhdoi për në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik, pretendon RTS-ja.
Një mot i keq e goditi të hënën Slloveninë dhe Kroacinë, ku vetëm për dy orë janë shënuar më shumë se 20.000 fenomene rrufeje.
Kjo nuk është situata e parë e krizës me aeroplanin “Falcon”. Në fund të majit në qiellin mbi Greqinë ky aeroplan u prish, në të cilin gjithashtu gjendej Daçiqi dhe u detyrua që urgjentisht të ateronte, në Athinë.
Shefi i diplomacisë atëbotë ka thënë : “Unë sikur t’i kisha dhjetë jetë”, përkujton RTS.