Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të dy janë rrahur në mes vete si dhe gjatë rrahjes njëri nga ta ka goditur një automjet tjetër, shkruan Gazeta Metro.
Dje në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar shqiptarë, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri i dyshuar e ka sulmuar të dyshuarin tjetër, si dhe gjatë sulmit ka goditur edhe një automjet tjetër, me ç’rast ka lënduar viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 03.08.2019-07:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri i dyshuar e ka sulmuar të dyshuarin tjetër, si dhe gjatë sulmit ka goditur edhe një automjet tjetër, me ç’rast ka lënduar viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.