Surroi e quan me përçmim cub edhe Ramush Haradinajn

0
153
Veton Surroi

I pyetur në lidhje me dialogun me Serbinë, ai është shprehur i bindur se ai duhet të vazhdojë dhe se një marrëveshje duhet të arrihet.

Ai biles shpreh mendimin se Perëndimi është në nguti për të arritur marrëveshjen para pranverës së vitit të ardhshëm kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Serbisë.

Surroi e ka quajtur me përçmim si qeverisje cubash çdo qeverisje të deritashme, përfshirë edhe atë të Ramush Haradinajt – megjithëse paraprakisht kishte shprehur simpati lidhur me disa vendime të tij.

Ai ka shprehur qëndrim pozitiv edhe për kandidaten e LDK-së, znj.Vjosa Osmani, për të cilën ka thënë se nuk do të jetë kukull e Lutfi Hazirit, Agim Veliut dhe Isa Mustafës.

Ndërkohë, ky është kuptimi i fjalës cub sipas fjalorit: Cub I m.sh. – Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar. Cub mali. Doli cub. fig. Trim kokëkrisur. II mb. – Që e ka bishtin të prerë ose të shkurtër, bishtcung. Qen cub. Dele cube. Që nuk ka hala (për grurin). Grurë cub. Përd. em sipas kuptimeve të mbiemrit.