Si tentuan të manipulojnë tifozët çekë në Kosovë, kishin qëndruar në Shtërpcë dhe Gjilan!

0
156

Tifozët çekë, që planifikuan ngritjen e dronit në Prishtinë, kishin një mision të veçantë në Kosovë.

Ky grup i tifozëve qëndroi sot në një fshat të Gjilanit ku i dërguan ndihma fëmijëve serbë.

Po ashtu, të njëjtit ishin edhe në komunën me shumicë serbe, Shtrepcë,  kanë vizituar shkollat serbe.

Indeksonline mëson se çekët, në emër të një OJQ-je, kanë realizuar aktivititenin Brenda territorit të Republikës.

Ndërsa, falë vigjilences së institucioneve të sigurisë, ata janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar.

Vlen të theksohet se tetë shtetasit çekë planifikuan ngritjen e dronit mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrim “Kosova është Serbi” në ndeshjen e nesërme (e shtunë).

Droni dhe flamujt me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi” janë konfiskuar  nga Policia e Kosovës ndërsa çekët po mbahen në ndalim policor deri në një vendim të ri të autoriteteve, raporton Indeksonline.

Njëri nga çekët e ndaluar kishte nënshtetësi të Serbisë.