Dikujt i duket ëndërr por kjo po ndodhë në realitet, se me investimet e Qeverisë së Serbisë në një pjesë të Mitrovicës do të ndërtohet stadiumi i ri, transmeton “Insporti”.
Këtë e ka thënë edhe Goran Rakiç, që i thotë vetes kryetar i një pjesë të ashtuquajtur Mitrovicë e Veriut!
“Kryetari i Mitrovicës veriore të Kosovës, Goran Rakiç, ka marrë pjesë në ndeshjen e Kupës së Kosovës dhe Metohisë të luajtur në Zhitkoviç, ku njoftoi se në qytetin e Ibrit do të ndërtohet një stadium i ri pas dy dekadave të plota”, kështu shkruan “Jedinstvo”.Image
- Advertisement -
“Për të mbështetur të rinjtë dhe për t’iu krijuar kushte edhe më të mira për sport, shfrytëzoj rastin që t’ju njoftoj se jemi gati që të fillojmë ndërtimin e një stadiumi të ri, me kapacitet 5000 vende në qytetin e Mitrovicës.
Ky objekt sportiv do të ndërtohet me fondet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, si pjesë e ciklit të investimeve të iniciuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiç”, tha Goran Rakiç.