Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale në Zvicër, është shëndrruar në një lloj skandali.
Gjatë një udhëtimi me makinë, disa ushtarë zviceranë këndojnë “Xhamadani vija-vija”, që sipas mediave në Zvicër është himni jozyrtar i shqiptarëve, shkruan Indeksonline.
“Kënga ka të bëjë me unitetin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Të bashkuar me xhaketën, Xhamadan. Kënga është himni jo zyrtar i shqiptarëve”, thuhet në gazetën “Blick”.
Për këtë video, në ushtrinë e Zvicrës tani kanë nisur hetimet.
Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist, ka thënë se kanë nisur hetimet, por ende nuk ka asnjë informacion rreth qarkullimit të kësaj videoje.