2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ministria e Jashtme çeke ia tregon vendin Presidentit: Pavarësinë e Kosovës e kemi njohur plotësisht dhe përfundimisht

Rekomandime

Përveç kryeministrit të Republikës së Çekisë, Andrej Babish, i cili të enjten ka thënë se nuk sheh asnjë arsye pse shteti i tij duhet të ndërrojë qëndrim karshi Kosovës, lidhur me çështjen e njohjes së pavarësisë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë, duke i mbyllur kështu perden një shfaqjeje të keqe të nisur nga presidenti çek Millosh Zeman në Beograd.

- Advertisement -

Në këtë reagim të Ministrisë së Jashtme thuhet se Republika e Çekisë e ka njohur plotësisht dhe përfundimisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke sqaruar që asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që Praga zyrtare të tërheq njohjen për ndonjë shtet, raporton agjencia e lajmeve Beta, transmeton Express.

“ Qeveria e Republikës së Çekisë e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka dhënë pëlqimin për vendosjen e raporteve diplomatike. Është njohje ‘de jure’, pra është njohje e plotë dhe përfundimtare nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar. Republika e Çekisë asnjëherë nuk e ka tërhequr njohjen ndaj ndonjë shteti”, thuhet në faqen e ministrisë.

Në këtë deklarata gjithashtu kujtohet fakti se Kosova është njohur nga rreth 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe se është pranuar në disa organizata ndërkombëtare, siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

- Advertisement -

“Republika e Çekisë pa dyshim që ka një interes për të respektuar marrëveshjet ndërkombëtare me Republikën e Kosovës, përfshirë këtu edhe obligimet që dalin nga bashkëpunimi dypalësh”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, që drejtohet nga Tomas Petriçek.

Lidhur me kërkesën për heqje të njohjes pas kthimit nga Beogradi ka folur para mediave çeke, vetë Zeman, i cili ka thënë se nuk do të kërkonte asnjëherë diçka të tillë, në rast se në Kosovë do të qeverisnin parti demokratike.

- Advertisement -

Teka ka arsyetuar kërkesën e tij, ka thënë se gjasat janë minimale që diçka e tillë të ndodh, megjithatë ka thënë se do të iniciojë një çështje të tillë.

Ndërkohë ka pasur reagime edhe nga Serbia. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se vlerëson qëndrimin e Zeman në raport me Kosovën, megjithatë ka treguar se nuk e sheh si diçka reale që Çekia të tërheq njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit