7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Reagon kandidati i VV-së që u fotografua me kallashnikov: Kam dhënë llogari për atë foto

Rekomandime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Fidan Ademi, i cili është bërë sërish objekt diskutimi në media shkaku i një fotografie të tij të para dy vitesh, ka thënë se fotografia e tij është vjedhur “fshehurazi” nga telefoni i tij.

Fotografia, e cila shfaq Fidan Ademin me një kallashnikov në duar, është publikuar sërish në media gjatë kësaj jave.

Ndërkaq, Ademi, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se për fotografinë me kallashnikov ai ka dhënë sqarime edhe para organeve të drejtësisë.

- Advertisement -

“Një foto imja që vjedhurazi është marrë nga telefoni im sot u bë prap lajm. Për atë fotografi kam jap sqarime në organet e rendit. Asnjë hap i ndërmarr nga prokuroria. Sepse ‘arma’ në foto është e padëmshme”, ka shkruar Ademi.

Ademi, në të kaluarën ka qenë edhe drejtor në Komunën e Mitrovicës Jugore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit