2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Lëvizja fatale e Serbisë drejt Rusisë, shkaku i mbështetjes që i jep Putin në luftën kundër Kosovës

Rekomandime

“Brukselit nuk i pëlqen fakti që Serbia qëndron e hipur mbi dy kuaj”, ky është konstatimi që nxjerr një prej gazetave më të mëdha gjermane “Taggespiel”, në një shkrim ku flitet për lëvizjet e fundit diplomatike dhe ekonomike të Serbisë, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Kjo pasi që Serbia ka paralajmëruar se do të nënshkruar një marrëveshje për bashkim ekonomik me vendet euroaziatike në muajin tetor. Me këtë lëvizje Serbia synon që 99.5 përqind e produkteve të plasohen në një treg prej më shumë se 182 milionë njerëzve, në Rusi, Bjellorusi, Armeni, Kazakisatan e Kirigstan.

“Serbia jo vetëm që politikisht, por edhe ekonomikisht po përpiqet që të balancojë raportet në mes të lindjes dhe perëndimit. Por ky kalërim i Serbisë me dy kuaj nuk po mirëpritet fare mirë ne Bruksel. Përkundrazi ekziston një kritikë e ashpër e partnerëve për Beogradin” shkruan “Taggespiegel”.

Për këtë lëvizje Serbia është kritikuar edhe nga raportuesi për Serbinë në Parlamentit Evropian, David McAllister, i cili ka thënë se Serbia ditën e anëtarësimit në BE duhet të braktisë marrëveshjet ekonomike si ajo me vendet euroaziatike. Edhe me i qartë ka qenë ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajcak, i cili tha se ky hap i Serbisë nuk kontribuon në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

- Advertisement -

Ndër të tjera thuhet se këto lëvizje ‘dyfytyrëshe’ të Serbisë po bëhen për arsye të mbështetjes diplomatike që merr nga Rusia në luftën e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

“Zyrtarisht, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçuq, dhe qeveria e tij nacionaliste-populiste janë angazhuar për t’u anëtarësuar në BE. Por një nga arsyet se pse Beogradi dhe shtypi pro-qeveritar kërkojnë afërsi me Rusinë por edhe me Pekinin, është mbrojtja diplomatike e Moskës në lufën e vazhdueshme kundër Kosovën, të cilën Serbia nuk e njeh”, shkruan ‘Taggespiegel”, trasnmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ndërkohë analistët e ekonomisë shtrojnë pikëpyetje nëse përfitimet ekonomike që vijnë nga një marrëveshje e tillë, do të mund të mbulojnë dëmin politik të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Nga gjithë kjo situatë e krijuar tashmë askush në Bruksel nuk flet për vitin 2025, si vit i fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit