Jehona Gashi nga fshati Jashanicë e Komunës së Klinës është vajza që sot treni e goditi për vdekje në këtë qytet, shkruan Gazeta Metro.
Prokuroria e Pejës e ka konfirmuar vdekjen e së miturës, që u godit sot nga treni në Klinë.Shkodran Nikçi nga Prokuroria ka thënë se viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
“Prokurorja kujdetare e Departamentit të Pergjithshëm, ka dal në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore.
- Advertisement -
Si pasojë e goditjes nga treni një person i mitur ka humbur jetën”, ka thënë Nikçi.