2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Edhe një dështim i Serbisë ndaj Kosovës

Rekomandime

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Fatmir Haxholli që është drejtor i përgjithshëm i kësaj Akademie.

Drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Serbisë, Mirjana Milosavljevic, në tentativën e dështuar për sfidimin e pjesëmarrjes së Akademisë së Republikës së Kosovës, ka lëshuar punimet”, ka shkruajtur ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Forumi Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike

Në kuadër të punimeve të Forumit Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike, të mbajtura në Gjenevë, në kapacitet të barabartë, po merr pjesë edhe Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Në këtë ngjarje globale, po marrin pjesë pothuaj të gjitha Akademitë dhe Institutet, nga shumica e Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve nga Evropa, Amerika, Azia, Afrika dhe Paqësori.

Drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Serbisë, Mirjana Milosavljevic, në tentativën e dështuar për sfidimin e pjesëmarrjes sē Akademisë së Republikës së Kosovës, ka lëshuar punimet.

- Advertisement -

Ndonëse supozohej që Akademia Diplomatike e Serbisë, do të duhej ta dijë, që nuk mund t’i bartë ngarkesat në një Forum Ndërkombëtar, aq më pak në një Forum Diplomatik, ajo sikurse të gjitha institucionet e atij vendi, nuk po arrijnë t’i përshtaten realitetit të ri ndërkombëtar, ku Republika e Kosovës është pjesëmarrës i barabartë dhe aktiv.

Nē konfuzion, por edhe në rast dështimi, për ta mohuar më vonë autorsinë, ajo ka lënë një letër shpjeguese, pa logo të institucionit, pa emër, kundër pjesëmarrjes së Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës.

Homologëve ju shpjegova se përpos që ky është veprim jo diplomatik, njëherësh është edhe veprim ilegal dhe kundër frymës së punimeve të Forumit.

U pajtuam që përkohësisht, këtë sjellje ta trajtojmë si të izoluar, dhe të vazhdojmë me frymen pozitive të Forumit, në të cilin tashmë kam marrë premtime që do të përkrahet Adademia Diplomatike nga disa prej institucionve homologe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit