-0.3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Veseli: Më lanë në lloç kur Amerika e kërkoi suspendimin e taksës, nuk i frikësohem Serbisë

Rekomandime

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për historikun e çështjes se taksës 100% ndaj produkteve serbe duke thënë se liderët kosovarë e lanë në lloç kur Amerika kërkoi heqjen e saj.

Veseli në Zonën Zgjedhore tha se partnerët e tij e lanë ”në lloç’‘, kur SHBA-të e kërkuarn suspendimin e taksës për 120 ditë.

- Advertisement -

”Ku të janë SHBA dhe BE do të jem unë si kryeministër. Si frikohem asnjë ballafaqimi me Serbinë”.
Veseli tha se me amerikanët është ulur dhe ka folur që taksa të suspendohet për 120 ditë në mënyrë që të arrihet marrëveshja me Serbinë, por ai ka thënë se nëse për 120 ditë nuk do të arrihet marrëveshje do të ketë reciprocitet ndaj Serbisë.

”Historia e taksës e dini si ka vepru. Kanë kërkuar amerikanët 120 ditë suspendim. Suspedimin e kam vendosur në të shkruar me amerikanët. Jam gëzuar kur e kanë pranuar partnerët amerikanë. Kam mbetur në lloç. Ani mirë, mendon që më ka skuq mua, e ka dëmtuar Kosovën e ka dëmtuar veten”.

”120 ditë kanë kërkuar amerikanët suspendim pastaj kalim në reciprocitet kam kërkuar unë ma kanë pranuar. Kam qenë njeriu më i lumtur. Qoftë në mallra qoftë në struktura paralele e meriton 1000% taksë, por këtu ka lidership shtetëror unë jam me SHBA-të sepse Kosova ka nevojë për partnerë të tillë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit