4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Haradinaj: Kosovës i ishte bërë gati një opsion i dhimbshëm ai i ndarjes, me mua 17 shkurti mbetet i panegocieushem

Rekomandime

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur rreth procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat mbahen më 6 tetor.

Haradinaj gjatë intervistës flet për arritjen e koalicionit me Partinë Socialdemokrate, plan-programin qeverisës, kundër-kandidatët e tij, dialogun me Serbinë dhe tema tjera të rëndësishme.

- Advertisement -

Ai ka thënë se në kohën kur ishte zgjidhur kryeministër i Kosovës ishte përballë me disa vështirësi.

“Kosovës i ishte bërë gati një opsion i dhimbshëm, ai i ndarjes. Herët kur e kam marrë përgjegjësinë mendoj se ka qenë real kërcënimi për ndarje. Unë kam përdorur një strategji të krijimit të argumentit, ndaras nga dialogu që e fuqizojnë Kosovën, dhe të ndaljes së atij dialogu pastaj nxjerrjen e dialogut nga një proces i cili ishte jo transparent pra në një tavolinë kredibile siç ishte rasti me presidentin francez dhe kancelaren Merkel”, ka thënë Haradinaj në intervistën e dhënë për Telegrafin.

Haradinaj tha se Serbisë i ishte përgjigjur me taksë, për shkak të dështimit në INTERPOL.

- Advertisement -

“Në muajin që vjen, pra në mes të tetorit është mundësia e votimit, Serbia na luftojë seriozisht për mos anëtarësim, ata kërcënonin edhe pjesëtarët e FSK-së. Ne vepruam me taksën, taksa do të mbetet deri në njohje”, ka thënë ndër tjera Haradianj.

Ai shtoi se tani është qytetari i Kosovës ai i cili vendos se çfarë dialogu duan me Serbinë.

- Advertisement -

“Nëse duan një dialog me qartësi me pak të panjohura , voton koalicionin AAK-PSD, 100 për qind Kosovë. Pse pak të panjohura, unë e ndala dialogun e Mogherinit për ndarjen e Kosovës, e pamundësova epilogun e tij, e ktheva dialogun në tavolinë kredibile te Macron dhe Merkel. E mbrojtëm tregun tonë, dhe i kryem disa punë të rëndësishëm brenda Kosovës, si ushtria dhe finalizimi i procesit të Trepçës. Ne kemi nevojë për dialog me Serbinë për njohje reciproke brenda kufijve ekzistues”, tha ai,

Haradinaj konsideron së partitë tjera nuk kanë pozicion të qartë sa i përket dialogut.

“P.sh Albin Kurti thotë se nuk duhet paragjykuar epilogun e kësaj, LDK thotë se duhet hequr taksa, PDK e kemi parë paqëndrueshmërinë e tyre për tema kyçe. Këta nuk garantojnë një proces të saktë’, tha ai.

Në fund ai tha se 17 shkurti është i panegociueshëm, dhe së negociatat bëhen vetëm për arritjen e një marrëveshje reciproke brenda kufijve ekzistues.

“Nëse unë e marr prapë besimin, mendoj që Kosova nuk ka më arsye që të ushqejë një proces jo për shkak se tjetri po fiton mirëpo po humbim ne. Nuk mundet të shfrytëzohet Kosova më . Ne duhet të jemi palë dhe askush të mos qet kushte”, ka deklaruar ai.

Haradinaj gjatë intervistës ka treguar edhe për plan-programin e tyre qeverisës, gjithashtu ai flet edhe për krijimin e qeverisë së re dhe partitë me të cilat do të bashkëpunonte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit