8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shqiptari rrah shoferin e autobusit me arsyen se po voziste ngadalë

Rekomandime

Një 23-vjeçar ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ka dhunuar shoferin e një linje autobusësh duke e goditur me mjete të forta.

I riu me iniciale A. K., banues në Tiranë, u konfliktua me shoferin përse nuk po i jepte autobusit shpejt dhe e ka qëlluar në fytyrë.

- Advertisement -

A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal) ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës,”-raporton policia.

23-vjeçari u arrestua nga policia në flagrancë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2. u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: F. Z., banues në Tiranë. Ky shtetas është person i shpallur në kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Përndjekje”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit