4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

ATK i shtrëngon këngëtarët, nëse s’paguajnë tatim ua konfiskon pasurinë

Rekomandime

Fitimet e tyre janë goxha të majme, por pak prej tyre pranojnë që të ndajnë fitimin me shtetin. Numri i këngëtarëve e muzicientëve që paguajnë tatim nuk është hiç i madh. Për dy vite, vetëm 478 prej tyre i kanë kryer obligimet ndaj shtetit.

Ndërkohë, shuma e parave që ka përfituar shteti prej tyre në këto dy vite i afrohet milionëshit.

Arjeta Shabani

- Advertisement -

Fitojnë me mijëra euro brenda një nate të vetme, por fitimet e tyre nuk po ia deklarojnë shtetit. Shumica e tyre refuzojnë që të paguajnë tatim. Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, pak këngëtarë paguajnë tatim.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi Sefa i ka thënë Gazetës Express se numri i këngëtarëve dhe muzicientëve që kanë paguar tatim në dy vitet e fundit është 478.

Nga fitimet e tyre, në arkën e shtetit për këto vite janë mbledhur rreth 1 milionë euro. Vetëm që nga janari e deri në gusht, Bytyqi Sefa thotë se janë mbledhur rreth 222 mijë euro.

- Advertisement -

“Për vitin 2018 kemi pas të hyra nga kategoria e këngëtarëve/ muzicienteve 704,136 euro, ndërsa, për periudhën Janar-Gusht 2019 kjo kategori e tatimpaguesve kanë deklaruar dhe paguar 221,504 euro. Numri i përgjithshëm i tatimpaguesve të kësaj kategorie për këto dy vite është rreth 478”, thuhet në përgjigjet e Bytyqi-Sefës drejtuar Gazetës Express.

E për ata që i shamngen tatimit, ATK’ja tashmë ka filluar të marrë masa. Ky institucion ka filluar me kontrolle jashtë orarit nëpër biznese.

- Advertisement -

“ATK si çdo vit tjetër edhe këtë vit ka hartuar planin operativ sezonal i cili implementohet gjatë muajve të verës 24 orë dhe 7 ditë në jave- kryesisht të organizimet e koncerteve, organizimet hoteliere ku përfshihen ahengje të ndryshme”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

E pasojat për ata që i shamngen tatimit po del të jenë goxha të rënda.

Bllokim i llogarive bankare, ndalesa në kufi e konfiskim i pasurisë janë vetëm disa prej masave që merren për ata që nuk i kryejnë obligimet ndaj shtetit.

“Dispozitat ligjore mundësojnë që për të gjitha ata tatimpagues-ne këtë rast këngëtarët, në rast se nuk i kryejnë obligimet e krijuara në ATK, atëherë personave në fjalë me kërkesë të ATK-se u bllokohen llogaritw bankare, u vihet ndalesa ne kufi, si dhe u konfiskohet pasuria e tyre”, deklarojnë në ATK.

E përveç këngëtarëve, tatimit po i ikin edhe biznese të tjera.

Gazeta Express kishte raportuar para disa muajve se si një numër i madh salloneve të bukurisë u iknin detyrimeve ndaj shtetit. Aktualisht, në tërë vendin janë të regjistruara rreth gjashtë mijë biznese të tilla. Por, jo të gjitha paguajnë tatim.

Sipas Administratës Tatimore, vetëm 1 mijë e 800 sallone të bukurisë i paguajnë tatim shtetit.

Zëdhënësja e ATK’së, Valentina Bytyqi-Sefa i kishte thënë Gazetës Express se gjatë vitit të kaluar, obligimet tatimore i kanë paguar vetëm 1 mijë e 800 sallone të floktarisë.

Bytyqi kishte thënë se nga pagesa që kanë kryer këto biznese janë mbledhur mbi 730 mijë euro.

“Gjatë vitit 2018 numri i tatimpaguesve me aktivitet sallonet e floktarisë dhe trajtimet tjera të bukurisë , të cilët kanë paguar obligimet tatimore është 1.808, ndërsa vlera e pagesës është 730.247 euro”, thuhet në përgjigjet e Bytyqi-Sefës drejtuar Expressit.

Ndryshe, shmangia nga tatimi dënohet edhe me Nenin 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në bazë të Kodit Penal, kushdo që me qëllim fsheh apo i shmanget pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, mund të dënohet me burg nga tri deri në 8 vjet burgim, varësisht nga shuma.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit