2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kadri Veseli flet për deklaratën e Sami Lushtakut për ‘4-5 zyrtarët e PDK-së që kontrollojnë gjithçka në Kosovë’ Xheneta Murtezaj

Rekomandime

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, tha se partia e tij në listën për deputetë nuk ka ndonjë me aktakuzë për korrupsion, nepotizëm e abuzim të detyrës zyrtare.Veseli gjatë një emisioni në KTV deklaroi se e ka pyetur bashkëpartiakun e tij, Sami Lushtakun se kujt i referohej ai me deklaratën së janë 4-5 persona që kontrollojnë shumë fusha në Kosovë.“Unë e kam pyet, i kam thanë – kryetari jem, kush janë ata se nuk kam m’i lanë?!”, tha Veseli.

- Advertisement -

“I kam kërkuar shpjegime se kush janë ata se nuk kam me i lanë asnjë. Më ka tregu për kënd e ka pasë fjalën por nuk janë aty (listë)”, u shpreh Veseli duke mos treguar emrat e tyre.Ai lavdëroi punën e Lushtakut si kryetar i Skenderajt dhe që tha se ky i fundit nuk duhet të quhet si ‘ i forti’ veç pse ka qenë pjesë e UÇK-së, pasi që sipas Veselit, “nuk ka të fortë e të dobët në PDK”.Më të marrë mandatin e dytë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte marrë vendim që të ndajë rrugët me njerëzit me aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm.Pas vendimit të Veselit, Lushtaku kishte reaguar me deklarata kundër disa zyrtarëve të partisë , që sipas tij kontrollojnë shumë fusha në shtet.

Kjo përfshinte edhe Lushtakun, ndaj të cilit rëndojnë tre aktakuza. E para për rastin e njohur si KEK2 për veprën penale të shtytjes në keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila është në Gjykatën e Apelit pasi në shkollën e parë ishte shpallur i pafajshëm. Përveç saj, Lushtaku ka një aktakuzë që ka të bëjë me arratisjen nga QKUK-ja në kohën sa Lushtaku ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”.“Nga partia duhet të largohen e të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët e kanë bllokuar Kosovën e PDK-në dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit tonë”, kishte shkruar Lushtaku në Facebook.Pas gjithë kësaj, Veseli dhe Lushtaku janë parë duke darkuar së bashku duke lënë të nënkuptojë që nuk ka përçarje mes tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit