1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Albin Kurti: Është momenti i fundit për ta shpëtuar vendin nga politikanët e pangopur

Rekomandime

“E di që thellë në zemrat tuaja ju nuk keni ardhur vetëm për mua por keni ardhur për ju, familjet dhe fëmijët tuaj, sepse e dini që është momenti i fundit për ta shpëtuar vendin nga politikanët e pangopur e të paditur. Keni ardhur sepse e dini që me këta panikat që në mëngjes shkojnë në bankat e gjykatës si të akuzuar për korrupsion e pas dite në qeveri si zyrtarë të lartë nuk ka as punë e as të ardhme…”, kështu e ka nisur fjalimin lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që është kandidat i kësaj partie për kryeministër, në hapje të fushatës në Mitrovicë.Kurti tha se këtyre liderëve që, sipas tij, na vodhën e mashtruan, nuk u besohet të udhëheqin asnjë biznes me dy veta e lëre më qeverinë e popullit.

- Advertisement -

“Hajnat në burg veçse edhe plaçka e vjedhur – në buxhet të shtetit. Këta që i kanë futur duart në maxhe të fukarenjve nuk bënë t’ua besojmë arkën e shtetit, sepse besë nuk u zihet… Koha e tyre ka mbaruar, erdhi dita jonë. Mashtrimeve të tyre u ka ardhur fundi, erdhi dita e Vetëvendosjes, erdhi dita e minatorit e punëtorit, e nxënësit, studentit e profesorit, mjekut dhe arsimtarit e grave dhe burrave me 6 tetor të rinj e të moshuar e të rinj në zemër, do të dalin në votime dhe do ta votojnë numrin 126 dhe do ta hapin një kapitull të ri për Kosovën me faqe të bardhë për Republikën”, theksoi Albin Kurti.

Kurti premtoi investime milionëshe gjatë qeverisjes së tij.“Investimet kapitale në arsim do të rriten për 160 milionë euro për katër vitet e ardhshme. Erdhi dita për arsimin, do të bëjmë sistem shëndetësor të kompletuar me pajisje moderne medicinale dhe që shëron të sëmuret me rritje investimesh prej 120 milionë euro në mandatin e ardhshëm. Erdhi dita për shëndetësinë”, shtoi lideri i VV-së.Ai premtoi 1.000 bursa për vajzat, me prioritet ato që zgjedhin të studiojnë shkencat natyrore dhe teknike. “Erdhi dita për studentet”, tha ai.

“Do të ofrojmë punë të garantuar një vit për të rinjtë nga 16 deri 18 vjeç, për nxënie shkathtësish dhe gjenerim të të ardhurave”, premtoi Albin Kurti.Po ashtu, ai premtoi 8 mije grante në vlerë 80 milionë euro për të rinjtë që orientohen nga ndërmarrësia në inovacion dhe në teknologji.“Do t’i bëjmë çerdhet falas për fëmijë dhe shtesat për fëmijë në llogari të nënës”, ishte premtimi i radhës i kreut të Vetëvendosjes.Albin Kurti premtoi edhe 140 milionë euro për sportin dhe kulturën.

- Advertisement -

“Këto nuk janë thjesht edhe një palë zgjedhje. Ky është një referendum për të ardhmen. Prandaj le të dalim masivisht e të shënojmë kthesën historike”, theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit