1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“5 muaj, 50 vjet ose kurrë” – kështu përgjigjet Vuçiq rreth afatit për marrëveshje me Kosovën

Rekomandime

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se marrëveshja me Prishtinën mund të arrihet për 5 muaj, 50 vjet ose kurrë.

Kreu i shtetit serb duke iu përgjigjur pyetjes së TV Prva kur mund të pritej një marrëveshje, tha se ai nuk mund të flasë për këtë gjë “në një mënyrë të tillë”.

- Advertisement -

Nuk mund të flas në atë mënyrë. Nuk është çështja nëse mund të bëhet në pesë muaj ose 50 vjet, por ndoshta edhe kurrë,” tha ai.

Vuçiq theksoi se situata lidhur me çështjen e Kosovës është e vështirë, e ndërlikuar dhe komplekse, por sipas tij Serbia në “kuptim taktik” po lëviz gjithçka që mundet për ta bërë një pozitë më të favorshme për popullin serb në vend.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një zgjidhje me Kosovën foli të enjten edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit