-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Reagon BE, largimi nga ENQA për faj të politikës

Rekomandime

Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit të Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë që të mos vazhdojë anëtarësinë e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Në një deklaratë për media, shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova e fajësoi qeverinë dhe politikën për këtë situatatë.Zyra e BE-së kujtoi vendimin e Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi të marrë me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, për ta shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë në vitin 2017.

- Advertisement -

Ky shkarkim bëri që AKA të përjashtohet nga ‘European Quality Assurance Register for Higher Education’ (EQAR) ndërsa të degradohet në ENQA.

“Të qenit anëtar i kësaj organizate nuk ishte vetëm një arritje e madhe për institucionet e Kosovës, por edhe shumë e rëndësishme për të lehtësuar mobilitetin për studentët dhe të rinjtë e kualifikuar të Kosovës. Ndërprerja e anëtarësimit është një kthim prapa dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikave jo të shëndosha në të kaluarën, siç ishte vendimi i Qeverisë në shtator të vitit 2017 për të shkarkuar të gjithë Bordin e Agjencisë pa arsyetimin e duhur”, thuhet në reagim.

Sipas tyre shumica e arsyeve të përmendur nga ENQA “mund të adresohen me vullnet politik të Qeverisë për t’i siguruar Agjencisë dhe Bordit të saj resurset e nevojshme”.

- Advertisement -

Ata kanë bërë thirrje që qeveria e ardhshme ta marrë me urgjencë këtë çështje në mënyrë që kur Kosova përsëri të ketë të drejtën të aplikojë për anëtarësim, Kosova të rifitojë me sukses vendin e vet në dy institucionet evropiane për cilësi në arsim të lartë.

“Ne inkurajojmë Bordin e AKA-së që të adresojë rekomandimet e ENQA-së dhe të vazhdojë përpjekjet për të siguruar cilësi në institucionet e arsimit të lartë. Bashkimi Evropian gjithmonë do të jetë i gatshëm të ndihmojë këtë proces”, përfundon njoftimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit