8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vjosa Osmani shkruan fjalët e fundit për zgjedhjet: Jemi para vendimit historik

Rekomandime

Kandidatja për kryeministre nga LDK’ja, Vjosa Osmani, ka shkruar një postim në Facebook, vetëm një orë e gjysmë para se të fillojë zyrtarisht heshtja zgjedhore.

- Advertisement -

Osmani, e ka shoqëruar shkrimin me një fotografi nga tubimi i saj në Prishtinë, ndërsa ka rënditur arsyet pse duhet të votohet ajo me 6 tetor.

Shkrimi i plotë i kandidates së LDK’së:

Të nderuar qytetarë të vendit tim,

- Advertisement -

Po ju shkruaj me zemrën plot dhe me besimin e madh që kam marrë këto ditë e përherë nga ju, me bindjen e thellë se tashmë i jemi vënë rrugës së ndryshimit dhe kemi marrë kthesën e madhe të rimëkëmbjes së Republikës sonë.

Beteja jonë e sotme është mes dorëzimit përfundimtar dhe shpëtimit përfundimtar; mes vazhdimit të stërkeqjes dhe kthimit kah e drejta; mes ikjes dhe qëndrimit.

- Advertisement -

Ne jemi para këtij vendimi historik: të votojmë që frika të vazhdojë të mbretërojë mbi ne, apo të votojmë që ta mundim frikën.

Qytetarë të respektuar,

Votoni për shpresën dhe jo për frikën. Votoni sepse vota juaj është veprimi më fisnik që ju sot mund ta bëni për vendin tonë.

Votoni që t’i jepni zë shpresës suaj dhe jo që zëri juaj të shuhet për katër vjetët e ardhshme

Votoni për fëmijët tuaj! Votoni për fëmijët tanë!

Ju, të dashur të rinj, që votoni për herë të parë, besoni në LDK. Jepini shpresë vendit dhe ndriçojeni rrugën tuaj për të ardhmen.

Le t’i japim, pra, shpresë Kosovës!

T’ia kthejmë dinjitetin secilit qytetar!

T’i japim vulë fitores sonë, në emër të baballarëve dhe nënave tona, në emër të rinisë sonë të shkëlqyeshme, në emrin e fëmijëve tanë!

Ne Besojmë!

Prandaj ne do ta kthejmë të dielën e 6 tetorit në festë madhështore për mbarë Kosovën!

Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë tanë shpëtimtarë!

E juaja përherë,

Vjosa

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit