4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gani Dreshaj merr përgjegjësinë t’i ndërtoi shtëpinë veteranit të UÇK-së: Mos më votoni për këtë, jam me ju edhe pas 6 tetorit

Rekomandime

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Gani Dreshaj i ka premtuar ushtari të UÇK-së, Mehdin Shala nga fshati Ujmir i Klinës se do t’ia ndërtoj shtëpinë.

Në një postim në Facebook, Dreshaj ka kërkuar që mos t’i jepet vota për shkak të kësaj as për autobus as për çfarëdo ndihme tjetër që ka bërë, shkruan Indeksonline.

Ai ka shtuar se edhe pas 6 tetorit do të jetë me popullin edhe nëse nuk është deputet.

- Advertisement -

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Gani Dreshajt:

Para pak ditësh, në fshatin Ujmir të Klinës pata një takim me banorë.


Atje u njoftova që veterani i luftës, Medin Shala jetonte 20 vite pas lufte në një shtëpi që fatkeqësisht ishte në gjendje të mjerueshme.

- Advertisement -

I premtova para banorëve që do të marr përgjegjësinë për ndërtimin e shtëpisë të ish luftëtarit të UÇK-së.

Sot ndihem tejet i lumtur që shtëpia ka marrë rrugën e ndërtimit dhe në emër të zotit do të përfundoi.

- Advertisement -

Ju lutem, mos më jepni votën për këtë shtëpi, as për autobus, as për çfarëdo ndihme tjetër që kam bërë, sepse këtë e kam bërë për shpirtin tim e për nderin e familjes time.

Edhe pas 6 tetorit unë do të jem me popullin, pa dallime partiake, qofsha apo mos qofsha deputet.

Gani Dreshaj

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit