3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

“Hilet” që bëjnë dyqanet për t’ju nxitur të blini më shumë produkte

Rekomandime

Mënyrat se si një supermarket përfiton sa më shumë para dhe klientë është e ndryshme.

- Advertisement -

Ju jeni me nxitim dhe me patjetër duhet të shkoni shpejt në shtëpi. Por ju duhet të blini vezë dhe qumësht. Kontrolloni aq shumë sa i shihni që janë të fshehura në një cep në fund të dyqanit.

Të gjithë mendojmë me vete: sa kaotike është të gjesh gjërat që dëshiron në një supermarket. Mirëpo, ju sigurojmë se asgjë nuk është kaotike. Është thjesht një strategji e mirëmenduar për të rritur shitjet.

Zbuloni disa nga “hilet”interesante që përdorin supermaketet për të rritur shitjet e tyre:

- Advertisement -

I ngatërrojnë klientët me qëllim

A keni menduar ndonjëherë pse artikujt që blihen zakonisht së bashku nuk vendosen pranë njëri-tjetrit? Kjo për shkak se supermarketet duan që ju të shëtisni nëpër dyqan me shpresën se do të bëni ndonjë blerje impulsive.

- Advertisement -

Artikujt me fitim të lartë vendosen në nivelin e syve.

Dyqanet vendosin produktet e shtrenjta në lartësi, ku syri i shikon me lehtësi. Dhe anasjelltas, ata i vendosin produktet e lira në vende më pak të dukshme.

Karrocat e blerjeve janë të mëdha për një arsye

Një studim zbuloi se dyfishimi i madhësisë së karrocës së blerjeve rezultoi, që klientët të blinin 40% më shumë. Kjo është arsyeja pse me kalimin e viteve, përmasat e tyre janë rritur.

Muzika ndikon në blerje

Një studim i fundit zbuloi se muzika e këndshme në sfond rrit shanset që një blerës të kalojë më shumë kohë dhe të shpenzojë më shumë para në dyqan. Supermarketet gjithashtu preferojnë muzikë të lehtë në mënyrë që t’i qetësojnë klientët. Studimet zbuluan se muzika me një ritëm të ngadaltë i bëri klientët të blejnë 29% më shumë.

Vendosja e produkteve të qumështit dhe vezëve larg hyrjes

Qumështi dhe vezët gjenden gjithmonë larg hyrjes së dyqanit. Kjo strategji është e menduar mirë: pasi ju duke kërkuar qumështin dhe vezët që mund t’i blini përditë shikoni edhe gjëra të tjera të cilat mund t’ju “ngacmojnë” për t’i blerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit