4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

PZAP e dënon Kadri Veselin

Rekomandime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar Partinë Demokratike të Kosovës me gjoba në vlerë prej 5 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

- Advertisement -

Buqeta me lule që mori nga një e mitur dhe ngjitja në skenë bashkë me të miturën, Kadri Veslit i ka kushtuar me 2 mijë e 700 euro. Gjithë kjo pas ankesës së parashtruar për këtë parti në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas parashtruesit të ankesës, me këtë veprim Kadri Veseli ka shkelur Kodin e Mirësjelljes.

„Organizata BIRN dhe Inter Neës Kosova, me seli në Prishtinë, ka parashtruar ankesë në PZAP me datë 30.09.2019, me të cilën pretendon se kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës në një tubim me qytetarët e qytetit të Lipjanit, është parë me një vajzë të mitur duke marrë dhuratë një tufë me lule, të cilën më pas e merr në skenë dhe e mbanë në krahë“, thuhet në arsyetimin e PZAP’it.

- Advertisement -

Për këtë veprim ,PDK’ja është dënuar me gjobë 2.700 euro, të cilën duhet të paguajë brenda 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcenim të përmbarimit.

„Pranohet ankesa e Organizatës BIRN dhe Inter Neës Kosova (IKS), me seli në Prishtinë, ndërsa subjektit politik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i shqiptohet dënimi me gjobë në vlerë prej 2.700.00 euro, të cilën detyrohet ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcenim të përmbarimit“, thuhet në vendimin e PZAP’it.

- Advertisement -

Kjo nuk është gjoba e vetme që i është shqiptuar kësaj partie. PDK’ja është dënuar edhe me 2 mijë e 800 euro për shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Kosovës, përkatësisht vendosje të posterëve në hapësira publike.

„Pranohet e bazuar ankesa Anr. 149/2019 e datës 01. 10. 2019 e paraqitur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i shqiptohet dënimi me gjobë në vlerë prej 2.8000. 00 euro, të cilën detyrohet ta paguaj në afat prej 12 ditëve nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcenimin të përmbarimit“, thuhet në vendimin e PZAP’it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit