13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ky është numri i deputetëve që kanë siguruar LVV, LDK, PDK e AAK në bazë të rezultatit aktual

Rekomandime

Kur kanë mbetur edhe më pak se 2 për qind të votave për t’u numëruar, në rezultatet e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, është duke prirë me 25.56 për qind apo 200 mijë e 754 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës është ne vendin e dytë me 24. 87 për qind apo 195 mijë e 296 vota, ndërsa PDK’ja e cila ka pranuar humbjen dhe shkuarjen në opozitë renditet e treta me vetëm 166 mijë e 9 vota.

- Advertisement -

Bazuar në këtë rezultat aktual, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvend me 31 deputetë, LDK’ja 30 deputetë, PDK’ja 25 dhe AAK-ja e Haradinajt vetëm 14.

Koalicioni NISMA-AKR sipas rezultateve të deritanishme nuk ka arritur që të kalojë pragun, duke ngushtuar kështu matematikat për një koalicion të mundshëm qeverisës.

Lëvizjes Vetëvendosje si forcë e parë i mbeten vetëm dy mundësi për koalicion, LDK’ja dhe AAK’ja, duke qenë se me PDK’në janë deklaruar që nuk bëjnë marrëveshje.

- Advertisement -

Kurti në orët e vona të mbrëmjes në një intervistë për T7 ka thënë se partisë së parë që do t’i trokas sot në derë për koalicion do të jetë LDK’ja.

Mbete të shihet në ditët në vazhdim se si do të rrjedh procesi i koalicioneve paszgjedhor dhe se sa shpejtë do të arrihet pajtueshmëri për krijimin e qeverisë së re.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit