-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Akoma s’u kalua pragu, Bilall Sherifi e quan fitore të jashtëzakonshme të Nismës

Rekomandime

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka mbajtur konferencë për media për të folur për rezultatet, të cilët zyrtarisht e mbajnë koalicionin Nisma – AKR nën pragun që u mundëson hyrjen në Kuvend. Ai megjithatë thotë se partia e tij ka shënuar fitore të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, ku janë numëruar 98.15 për qind e votave, koalicioni Nisma – AKR del që ka marrë 4.94 për qind të votave.

Megjithatë Sherifi thotë se votat me kusht dhe votat e diasporës do të ndryshojnë këtë rezultat dhe se Nisma është e sigurt që do t’i marrë 5.5 deri në 5.7 për qind të votave, raporton Gazeta Express.

“Do të ketë mbi 5.5, ku gjashtë mandate janë të sigurta dhe mund të luftojmë edhe për mandatin e 7. Kemi shtruar edhe ankesa për parregullsi. Duke i marrë të gjitha këto parasysh, besojmë se do t’i marrim 6-7 mandate”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Tutje Sherifi thotë se partia e tij jo vetëm që do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por do të luajë rol kyç në krijimin e Qeverisë.

Për këtë rezultat të jashtëzakonshëm duke pasur parasysh këtë . Kjo është fitore e jashtëzakonshme. Nëse të tjerët festojnë që kanë dalë të parët, Nisma feston sepse ka hyrë në Kuvend dhe pashmangshëm do të jetë pjesë e Qeverisë”, është shprehur ish-shefi i GP të Nismës Socialdemokrate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit