duke qenë se pas numërimit të mbi 99 për qind të votave ka marrë vetëm 197 mijë e 53 vota apo 24,82%.
NISMA kërkon kalimin e pragut, ndërsa LDK’ja ende shpreson në përmbysje e fitore duke qenë se diferenca në vota me vendin e parë( VV’në) është shumë e vogël.
Ndaj këtyre kërkesave për rinumërim ka reaguar zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila thotë se rinumërim po kërkojnë subjektet të cilat nuk kanë marrë mbështetje nga qytetarët, dhe po kërkojnë që të gjejnë shpëtim.
Haxhiu thotë se përkrahësit e Vetëvendosjes nuk duhet të shqetësohen pasi në qendrat e numërimit kanë personat përgjegjës që do të ruajnë vullnetin e qytetarëve.
“Që nga mëngjesi, kam pasur shumë mesazhe dhe telefonata nga qytetarë, miq e familjarë. Janë të shqetësuar lidhur me ndonjë tendencë për manipulim votash pas kërkesës për rinumrim.Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi.Qytetarët kanë folur me 6 tetor.Vullneti i tyre do të jetësohet”, ka shkruar Haxhiu në profiling e saj zyrtar.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalë e para me 202 mijë 532 vota apo 25,51%. Me këtë numër të votave, LVV’së patjetër do t’i duhet që të gjejë një partner për krijimin e një koalicioni .
Nga LDK kanë thënë se po presin që të numërohet edhe vota e fundit, dhe më pas do të flasin për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.