Naim Bunjaku, është njëri ndër aktivistët e parë të Lëvizjes Vetëvendosje.I rritur në qytetin e Vushtrrisë, ai ka marrë pjesë në të gjitha organizimet e lëvizjes që drejtohet nga Albin Kurti, që nga themelimi i saj.
Në momentin kur Vetëvendosje, doli si partia e parë në Kosovë, Bunjaku bëri një postim emocionues në llogarinë e tij në facebook.
“U rrita me Vetëvendosjen”, filloi shkrimi i tij, teksa thotë se edhe “Vetëvendosje u rrit me ta”.Ai i ka falenderuar qytetarët e Kosovës, duke thënë se “Erdhi Dita”.Kurse, në fund të postimit, Naim Bunjaku, ka thënë për liderin e VV-së, Albin Kurti, se ai është zemra e aktivistëve.
Të gjitha këto, ai i ka ilustruar me fotografi të ndryshme, ku bie në sy, ajo e realizuar në vitin 2007, në një protestë të VV-së, teksa shihet edhe ikona e popullit shqiptar, Adem Demaçi, teksa mbante fjalim para të pranishmëve.
U rrita me Vetëvendosjen! dhe ajo u rritë me neve.Falemiderit populli im, faleminderit secili sepse Erdhi Dita!Albin ti je zemra e krejte Aktivisteve