Fetah Rudi, kandidat për deptutet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka treguar nëse ka marrë votat e mjaftueshme që i sigurojnë ulëse në Kuvend.
Përmes një shkrimi në Facebook, Rudi ka bërë të ditur se nga të dhënat që ka marrë deri më tani, del se ai ka marrë mjaftueshëm vota për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
I njejti ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke thënë se do ta arsyetojë besimin e dhënë.