Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryetarët e degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.
Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuan në fushatë zgjedhore, njofton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor.
Në këtë takim, kryetarët e degëve në mënyrë unanime mbështetën qëndrimin e tij që PDK-ja të jetë opozitë.
Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfilltë, PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme.
“Procesi i reformave të brendeshme të partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës”, thuhet në deklaratë.