Kryetari i PSD-së ka folur për rezultatin e ulët të partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit
Rezultati në zgjedhje nuk ishte aspak i mirë për Partinë Socialdemokrate.
E katër ditë pasi ky proces mori fund, kjo parti mblodhi Këshillin Drejtues.
Pas këtij takimi, i pari i socialdemokratëve, Shpend Ahmeti, për televizionin T7 ka thënë se ka shumë faktorë që kanë ndikuar në rezultat.
E ndër ta është edhe Ramush Haradinaj, megjithatë Ahmeti nuk ka fajësuar troç shefin e AAK-së.
Kreu i PSD-së tutje thotë se i gjithë rezultati i ulët i partisë bie mbi supet e tij.
Në anën tjetër Ahmeti thotë se nuk ndjen obligim të ofrojë dorëheqjen nga kryetari i Prishtinës, ani pse me AAK-në në koalicion mori vetëm 7 mijë e 200 vota në kryeqytet.
E në këtë mes partia e tij ka siguruar vetëm një ulëse.
Sipas të dhënave të deritashme, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, do t’i përfaqësojë në Kuvend socialdemokratët.
Por, Ahmeti nuk ka nguruar t’ia urojë fitoren ish shefit të tij, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.