4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mediat serbe: Grenell i solli Vuçiqit porosi shumë të rënda për Serbinë, nga presidenti Trump

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mori porosi shumë të rënda të Donald Trump, nga i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell.

Kështu raportojnë mediat serbe, të cilat, edhe pse nuk kanë dhënë shumë detaje, kanë thënë se takimi midis Vuçiq dhe Grenell ishte shumë i vështirë

- Advertisement -

Sipas Blic.rs, pas takimit, Vuçiq nuk donte as të bënte deklaratë për shtyp.

Ndryshe Grenell vizitoi Beogradin, disa ditë pasi mori përsipër rolin e të Dërguarit Special të SHBA-së për Kosovën.

Grenell është një njeri me besimin më të lartë nga Trump dhe erdhi me një mandat të drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan, shkruan Blic.rs.

- Advertisement -

Siç mëson mediumi në fjalë, porositë që Vuçiq mori nga Grenell mbajnë peshë të madhe për Serbinë.

Takimi, ku u diskutua zgjidhja e çështjes së Kosovës, zgjati më shumë se një orë”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e këtij mediumi, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Se takimi nuk ka qenë i lehtë e ka konfirmuar edhe këshilltarja e presidentit serb, Suzana Vasiljeviq, e cila ka thënë se takimi midis Aleksandar Vuçiqit dhe të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell ishte shumë i vështirë, por nuk mund të jepte shumë detaje.

Ajo i ka thënë “TV Prva” se Vuçiq dhe Grenell biseduan për dhjetë minutat e para, “sy më sy” – dhe më pas atyre iu bashkua drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Vasiljeviq gjithashtu ka thënë se shpesh ndodh që takimet të jenë të vështira kur bëhet fjalë për Kosovën, por siç shtoi ajo, përcjell Telegrafi, nuk kanë qenë asnjëherë në atë masë që presidenti të mos dëshirojë të flasë as me bashkëpunëtorët e tij dhe të kërkojë kohë për të menduar se si të komunikojë atë se çfarë mund të jetë një zgjidhje për atë që mund të ketë dëgjuar nga Grenell.

Ndryshe, Richard Grenell ka vizituar edhe Kosovën ku pati takime me të krerët e partive kryesore politike në vend, si dhe me presidentin Thaçi.

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit