4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Themeluesja e PSD’së ka një këshillë për kryetarin Shpend Ahmeti, pas dështimit në zgjedhje

Rekomandime

Humbja në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit e ka dëshpëruar edhe themeluesen e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jasharin.

Por ish kryetarja nuk ka pasur fort fat me partinë e saj edhe para se të bashkohej me të larguarit e Vetëvendosjes.

Ani pse ky dështim ndodhi gjatë kohës kur partia është nën timonin e Shpend Ahmetit, Jashari vazhdon të besojë në idealet e tij, raporton T7.

- Advertisement -


Kandidatja e PSD-së për deputete, që nuk ia doli të sigurojë votat e mjaftueshme për ulëse ne Kuvend, thotë se në zgjedhjet e ardhshme ata duhet të garojnë të vetëm.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike thonë se ka shumë gjasa që kjo parti të përfundojë si Fryma e Re, subjekt ky që u shua pasi nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor.

Kujtojmë se Shpend Ahmeti, kryetar aktual i PSD-së, ka qenë edhe kryetar i Partisë Fryma e Re në vitin 2010.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit