4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ndonëse me numër 69, Besa Luzhën nuk e voton as burri

Rekomandime

Besa Luzha në zgjedhjet e 6 tetorit ia kishte mësyrë pozitës së deputetes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të listës së koalicionit AAK-PSD ku mbante numrin 69.
Për një gjë të tillë Luzha kishte bërë posterë e fushatë, teksa kërkonte votën dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Megjithatë, Luzhën nuk e ka votuar as bashkëshorti i vet. Në qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, Luzha kishte votuar së bashku me bashkëshortin, megjithatë pas numërimit në atë qendër dhe sipas rezultateve të KQZ-së, ajo kishte marrë vetëm një votë.

- Advertisement -

Vetë Besa Luzha ka thënë se ishte e bindur që në vendvotimin 1907E ku kishte votuar bashkë me burrin, do t’i merrte dy vota.

Lidhur me këtë çështje ajo ka thënë se do të kërkojë sqarime edhe te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë, kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD është shprehur e shqetësuar për akuzat brenda koalicionit për vjedhje të votave.

- Advertisement -

Akuza për vjedhje të votave gjatë numërimit të tyre ka bërë edhe kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani.

Ai ka shkruar se iu “avulluan” votat nga komisionerët, në një qendër të votimit në Suharekë. /Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit