1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

A u kurdisën “helmimet me zarfe nga Serbia” për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve?

Rekomandime

Kanë kaluar 10 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka dalë me rezultate përfundimtare. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, LDK e dyta, ndërkohë NISMA e Fatmir Limajt është duke luftuar për një grusht votash që të kalojë pragun.

Por në vikend doli lajmi se nga zarfet që erdhën nga Serbia u helmuan disa komisionerë. Dje institucionet e shëndetësisë e mohuan një gjë të tillë, e kjo ka nxitur dyshime në skenën politike se gjithçka është kurdisur.

- Advertisement -

Ish – deputeti Milaim Zeka pikërisht për këtë ka ngritur dyshimet se gjithçka ka të bëjë me një skenar që ka për qëllim futjen e NISMA’s brenda lojës për koalicione duke e penguar Albin Kurtin në tentimet për ta formuar Qeverinë. Në gjithë këtë skenar, kuluaret e përfshijnë Presidentit Hahsim Thaçi për të cilin thuhet se është zotuar se “nuk do t’ia japë kurrë mandatin Albin Kurtit për ta bërë Qeverinë”.

Por, cili është ky skenar. Ish – deputeti Zeka mbrëmë në T7 e ka dhënë versionin e tij.

“Po skenari është se, nëse NISMA e kalon pragun… Vetëvendosjes do i humbin dy deputetë, PDK, NISMA, AAK, Lista Serbe edhe minoritetet dalin ma të fuqishëm me vota se sa Lëvizja Vetëvendosje edhe LDK. Kjo mund të çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, unë kam prit përmbylljen e rezultatit sa ma shpejtë” ka thënë Zeka në DPT te Fidani mbrëmë.

- Advertisement -

“Është shumë e dyshimtë se si një pjesë e zarfeve pranohen duke e shkelë ligjin d.m.th KQZ e ka shkelë ligjin sepse afatet janë të përcaktuara me ligj, një pjesë e kanë pranu një pjesë nuk e kanë pranu dihet se 90 përqind e votave të diasporës janë për VV’në. Pra, helmimi duhet të jetë ndonjë kurdisje vetëm mos e lënë me ardhë në pushtet Albin Kurtin” ka thënë ai.

VV e LDK tashmë i kanë nisur bisedimet për koalicionin qeverisës, por bisedimet në nivel të lartë janë ndërprerë ndërkohë që të dyja subjektet kanë folur për ngritjen e grupeve punuese që do të përafronin programet.

- Advertisement -

Ajo që ka shtuar edhe më shumë dyshime për krijimin e qeverisë së re është edhe pritja befasuese për Vjosa Osmanin në Shtëpinë e Bardhë nga zyrtari Këshillit për Siguri Kombëtare John Erath që merret me Kosovën e që në fillim të këtij viti kishte fluruar në Kosovë për ta kërkuar heqjen e taksës.

Megjithatë, se cili do të jetë rezultati i këtyre zhvillimeve mbetet të shihet. Tashmë dihet se ambasadori amerikan Philip Kosnett ka qëndruar në Selinë e Vetëvendosjes ku ka takuar Kurtin ndërkohë që edhe ambasadori Grenell i cili është i emëruar nga Presidenti Trump për të ndërmjetësuar në arritjen e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka pritur Kurtin në zyrat e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Sido që të jetë odisejada me zgjedhjet po vazhdon ende. Gjatë këtyre 10 ditëve ndërkohë ka pasur shumë zhvillime rreth parregullsive që janë hasur në Qendrën e Numërimit. KQZ’ja me sugjerim të QNR’së, ka marrë vendim që të dërgojë në rinumërim mbi 300 vendvotime, pas një ankese të NISMA’s e cila ka arritur të dokumentojë se rezultatet ishin procesuar keq.

Procesi ka rrezik që të zvarritet edhe më shumë pasi dje në prokurori thonë se do të bëhen analiza edhe jashtë vendit për të ardhur në përfundim të saktë nëse votat e ardhura nga Serbia kishin helm apo jo, pavarësisht se dje nga Klinika Infektive thanë që në bazë të rezultateve të marra rreth dyshimeve për helmim nga zarfet me vota te ardhura nga Serbia, nuk bëhet fjalë për ndonjë agjent infektiv.

Një gjë të tillë të martën e ka konfirmuar në një konferencë për media, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, pasi kishin marrë rezultatet nga Instituti i Biokimisë.

“Për momentin me këto rezultate të strishove që janë marrë, përjashtohet që bëhet fjalë për një sëmundje infektive, në të gjitha analizat laboratorike që i kemi marrë nga Instituti Biokimisë. Kurse strishot e marra, që i kemi marrë sot rezultatet, edhe ato e përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjenti infektiv”, ka thënë ajo të martën, raporton Gazeta Express.

Sot ndërkohë në Qendrën e Numërimit ka filluar numërimi i votave të diasporës. E në gjithë këtë situatë kur bisedimet për koalicionin janë në vendnumërim, Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri duke e potencuar faktin që Vjosa Osmani është pritur në Shtëpinë e Bardhë ka ironizuar me Albin Kurtin i cili parmbrëmë shkroi në facebook se po e ndjek ndeshjen Kosovë –Mali i Zi nga pjesa lindore e stadiumit, për të potencuar se nuk ndodhet në Zonën VIP por me tifozët. Këtë, Haziri ka provuar ta prezantojë si orientim ideologjik të Kurtit duke thënë se po të ishte në Kosova Vjosa Osmani ndeshjen do ta ndiqte nga perëndimi i stadiumit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit