4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Skenari i fundit: Shqipëria mund të kualifikohet në ‘Euro2020’, nëse UEFA përjashton Turqinë

Rekomandime

Një skenar që mund ta dërgoj Shqipërinë në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’ është duke qarkulluar së fundmi, e që lidhet me përjashtimin e mundshëm të Turqisë.

UEFA së fundmi ka hapur një hetim lidhur me festimet ‘ushtarake’ të futbollistëve pas shënimit të golave, e kjo festë e tyre ka ngjallur reagime të shumta.

- Advertisement -
Festa e futbollistëve të Turqisë

Edhe pse ka pak gjasa që të ndodhë një përjashtim i Kombëtares së Turqisë nga UEFA, përjashtimi i tyre do t’i konvenonte Islandës dhe Shqipërisë, të dy këto Kombëtare që po luftojnë për vendin e tretë dhe njëra nga to do ta zinte pozitën e Turqisë.

Islanda momentalisht pozicionohet e treta në Grupin H me 15 pikë, me vetëm tre pikë më shumë se Shqipëria e vendit të katërt, teksa deri në fundin e ciklit kualifikues mbeten edhe dy ndeshje për tu zhvilluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit