7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Paralajmërohen arrestime nga Gjykata Speciale

Rekomandime

Prokuroria Speciale, me seli në Hagë, ka intensifikuar punën ditëve të fundit duke i dërguar ftesë për intervistim ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Fadil Beka dhe dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Sopi e Sejdi Veseli. Ndërkohë dje u raportua se ftesë nga ky organ ka marrë edhe ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Në valën e hetimeve të Prokurorisë Speciale, me seli në Hagë, janë shtuar edhe emrat e tre ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, të cilët duhet të paraqiten para këtij organi për intervistim. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili shërbeu si doktor gjatë kohës së luftës, Fadil Beka, dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Sopi e Sejdiu Veseli, janë figurat e fundit që janë ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Hagës.

- Advertisement -

Po ashtu, të mërkurën u raportua se edhe ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale.

Tahiri ka pohuar se është ftuar nga Specialja, në cilësinë e dëshmitarit.

Ndërkohë numri i personave të ftuar deri më tani nga Gjykata Speciale ka arritur të kalojë shifrën 100, teksa pjesë e intervistimeve ishin edhe figurat e rëndësishme të skenës politike në vend, si: kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesorë të Noredimës, Shukri Buja, Time Kadrijaj, Sylejman Selimi e shumë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

- Advertisement -

Në anën tjetër përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së kanë thënë se shumë shpejt priten edhe arrestimet e para, teksa avokatë të akredituar nga ky institucion kanë bërë të ditur se një gjë e tillë nuk mund të parashikohet ende.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit