2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A ka votuar Gent Cakajt për Albin Kurtin: Flet ministri

Rekomandime

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka treguar se ka ushtruar detyrën e tij për të votuar si qytetar i Kosovës, mirëpo nuk ka rënë pre e provokimit të një gazetari kur është pyetur nëse ka votuar për Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Cakaj foli edhe për votën e tij në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës më 6 tetorit si qytetar i saj.

Pas një provokimi nga gazetari Sokol Balla se ndoshta vota e tij shkoi “dëm” duke aluduar se nuk ka votuar për Albin Kurtin, Cakaj tha se vota e tij është e fshehtë dhe se mirëkupton provokimin e tij me pyetjen.

Cakaj megjithatë shtoi se Albin Kurti është i mirëseardhur në Tiranë dhe bashkëpunimi institucional duhet të thellohet edhe më shumë mes dy vendeve.

- Advertisement -

“Votimi në Kosovë? Votën time nuk mund ta zbuloj. Jemi në dispozicion për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën. Albin Kurti është i mirëseardhur në Tiranë dhe dyert e institucioneve janë të hapura për të”, tha Cakaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit