Ish-kreu i FSK’ë, Kadri Kastrati, sapo ka njoftuar që është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ai ka treguar se intervistimin do ta bëjë në javën e parë të muajit nëntor, por nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar.
Njoftimi i plotë nga Kadri Kastrati:
Të nderuar bashkëluftetar, miq dhe familjar,
Për hirë të informinit të drejtë ju njoftoj se , kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .
Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë .
Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë !
Zoti e bekoftë Kosovën!