2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Serbët për herë të parë e pranojnë fajin për masakrën në Reçak, ‘Kuriri’ serb: Njësia e Speciale serbe e kreu

Rekomandime

Gazeta e nohur serbe ‘Kurir’ ka shkruar një lajm me titull ‘tradhti e madhe’ në të cilën kur për herë të parë një zyrtar i lartë në struktuarat serbe të sigurisë e pranon se ishin forcat serbe ato që e kryen këtë krim mbi shqiptarët në janar të viti 1999.

Mirëpo, gazeta serbe, shkruan se “Njësia e Operacioneve Speciale (JSO), e formuar nga ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq, është keqpërdorur në Reçak, gjë që u shfrytëzua si shkas për bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë”.

- Advertisement -

Këtë version ia ka thënë “Kuririt” Dragan Markoviq- Markoni, pjesëtar shumëvjeçar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror serb (SDB) dhe ish-Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Informative e të Sigurisë (BIA).

Markoviq ka thënë se Njësia e Operacioneve Speciale Serbe (JSO) duhej ta mbronte popullsinë serbe në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë të prekura nga lufta civile, por shefi i atëhershëm i SDB abuzoi me patriotizmin e anëtarëve të asaj njësie.

Sipas tij, ai e bëri këtë “duke u dhënë atyre urdhër që të mos respektojnë ligjin e luftës, por të përdorin dhunë të tepruar”.

- Advertisement -

“Edhe pas largimit të Stanishqit, JSO u keqpërdor. Kjo njësi u dërgua në Kosovë, në Reçak, kurse fuqitë e mëdha përdoren këtë rast, për të bombarduar ish-Jugosllavise [Serbisë vj.] dhe dëbimin e serbëve nga Kosova.

Pasojat e këtyre aktiviteteve ndjehen edhe sot. Abuzimi i fundit i njësisë ndodhi kur u vra Kryeministri Zoran Gjingjiq. Ai u qëllua nga një oficer i Njësisë së Operacioneve Speciale, e e formuar nga Stanishiqi me urdhër të shërbimeve të huaja .

- Advertisement -

Në luftës në Kosovë, komandanti i JSO ishte Milorad Ulemek – Legija, i cili u dënua me 40 vjet burg për rolin e tij në një seri likuidimesh të kryera nga anëtarët e kësaj njësie – atentatet e kryeministrit Zoran Gjingjiq, Ivan Stamboliq dhe krimi në magjistralen e Ibrit’, thotë Markoviq.

Ky ish anëtar i DB-së serbe dhe më vonë zyrtar i lartë i BIA-s, beson se Stanishiq dhe disa si ai, ende po përpiqen të ndikojnë në këtë shërbim, por që ka më shumë të atillë që profesionalisht po bëjnë punën e tyre.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.

Aty u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës, pasi dy muaj më vonë filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Beogradi zyrtar, por edhe mediat serbe, vazhdimisht e kanë mohuar këtë masakër, duke e quajtur madje edhe si një mashtrim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit