1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Profesori universitar pas aksidentit: Albin Kurti duhet të ruhet, nëse i ndodhë diçka ka pasoja për vendin

Rekomandime

Gjatë mbrëmjes së sotme vetura në të cilën gjendej lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati një aksident në Shqipëri dhe raportohet se nuk pati të lënduar.  Profesori i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Pacarizi thotë se Kurti derisa të merret nën mbrojtjen e autoriteteve, nëse bëhet kryeministër, duhet të ruhet vetë.

- Advertisement -

Pas kësaj, analisti Rrahman Paçarizi ka deklaruar se Kurti dhe njerëzit të cilët e rrethojnë duhet të tregohen më të kujdesshëm, pasi çkado që i ndodhë atij, sipas Paçarizit, ka pasoja të rënda për vendin.

Tutje ai shtoi se Kurti është votuar nga 185 mijë qytetarë të Kosovës, prandaj secila situatë e këtillë, mund të shkaktojë keqkuptime e konspiracione të rrezikshme.

“Albin Kurti dhe njerezit qe e rrethojne duhet te tregohen me te kujdesshem, pasi ckado qe i ndodh ka pasoja te renda per vendin. Sigurisht qe pas zgjedhjea kryeminister, autoritetet perkatese e marrin ne dore sigurine e tij, por deri atehere duhet kujdes i shtuar dhe pergjegjesi me e madhe edhe e z. Kurti. Ai eshte i votuar nga 185 mije qytetare te Kosoves, prandaj secila situate e ketille, qofte edhe si kjo e sotmja qe fatmiresisht ka kaluar pa pasoja, mund te shkaktoje keqkuptime e konspiracione te rrezikshme”, ka shkruar profesori universitar, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Mediat në Shqipëri në mbrëmjen e sotme raportuar se vetura e Kurtit goditi një veturë të policisë së Shqipërisë.

Zyra për Media e Vetëvendosjes konfirmoi për Gazetën Express se aksidenti ka ndodhur por nuk pati të lënduar.

- Advertisement -

Kurti shkoi sot në Tiranë për ta festuar fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit