7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zbulohet gjithçka: Si fitoi 11.000 euro i huaji duke mashtruar kosovarët për viza pune

Rekomandime

Plot 11 mijë euro fitoi J.L, shtetas i huaj, që përmes një agjencioni të rremë, mashtronte kosovarët me fakte të rreme, duke iu premtuar viza pune në Gjermani, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Nga 150 deri në 300 euro, ua merrte secilit qytetarë të Kosovës për aplikimet që bënin, këtyre të fundit u premtonte viza pune jashtë vendit.

Por çdo gjë përfundoi sot, pas një pune disa mujore e hetimesh Policia e Kosovës e ka arrestuar J.L, pronar i një ‘agjencioni’.

Kështu bëri të ditur edhe Policia, përmes një komunikate për media.

- Advertisement -

“Pas hetimeve disa mujore është konstatuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari shtetas i huaj me iniciale (J. L.) pronar i një “agjencioni”, ka kryer veprën penale “mashtrim” pasi përmes paraqitjes se fakteve të rreme, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete në mënyrë të kundërligjshme ka vënë në lajthim qytetarë të ndryshëm të Republikës së Kosovës se rregullon viza pune për në një shtet të BE-së duke dëmtuar qytetarët që kanë aplikuar për rregullimin e vizave të punës, secilin prej tyre në vlerë prej 150 deri në 300 euro”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pas intervistimit të të dyshuarit si dhe viktimave, në prezencë të avokatit, J.L është dërguar në mbajtje për 48 orë. Sidoqoftë, emri i plotë si dhe shtetësia e saktë, nuk është bërë e ditur ende nga policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit