8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Këta janë tre zyrtarët shqiptarë që nuk u lejohet më hyrja në SHBA

Rekomandime

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se të gjithë zyrtarët shqipiptarë të dyshuar për korrupsion, do të ndalohen të hyjnë përgjithmonë në SHBA shkruan Gazeta Blic.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada njofton se përveç individëve në fjalë do t’u ndalohet hyrje edhe familjarëve të tyre.

- Advertisement -

Në postimin e Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri shkruan:

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.”

Ambasada deklaron se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar publikisht rreth 100 persona në mbarë boten, 14 prej të cilëve shqiptare, qe u është ndaluar hyrja në SHBA, mes tyre Adriatik Llalla, Vangjush Dako dhe Tom Doshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit