Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur që fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Botërore Ushtarake 2019, transmeton Gazeta Metro.
Lojërat Botërore Ushtrake 2019 janë duke u zhvilluar në Wahan të Kinës.
Atje Luiza Gega fitoi medaljen e bronztë në garën me 3 mijë metra pengesa.
Në këtë finale Luiza u përball me 4 finaliste te Botërorit të Dohas, ndersa ia doli të sigurojë vendin e tretë. Ajo bëri një garë shumë të mirë, duke rikonfirmuar normen olimpike me 9.26 per ‘Tokyo 2020’.
Vendin e dytë e e zuri sllovenia, Mismas Marusa, teksa medalja e artë shkoi për Katarin, që u përfaqësua nga Yavi Winfred.