2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Zemrën ma ke therrë” – mesazhi mistik në telefonin e të riut që u gjet i vdekur në Lipjan

Rekomandime

I është dhënë lamtumira e fundit 23 vjeçarit Shqipdon Aliu nga Gadimja e Ulët e Lipjanit, i cili u gjet i vdekur të hënën, pasi konsiderohej i zhdukur nga 14 tetori.

Dëshmitari Ahmet Limani, i cili e kishte gjetur telefonin e tij, tha se kishte parë disa mesazhe, ku dëgjohej teksa thoshte: “Zemrën ma ke therë”, me një pako cigare afër.

Megjithatë, policia akoma nuk ka dhënë detaje se cila është e vërteta e këtij rasti.

- Advertisement -

Te gropa ku është gjetur i vdekur 23 vjeçari Shqipdon Aliu, i cili ishte zhdukur që nga data 14 tetror, Ahmet Limani kishte dalë për ecje në mbrëmjen e së hënës, ku edhe e kishte gjetur telefonin e tashmë të ndjerit.

“E kam dëgjuar ata që po lexonin mesazhet nga telefoni i të ndjerit “zemrën e kam të therrur”. Për çka ka qenë fjala nuk e di. Policia e kanë marr telefonin dhe besoj se kanë dëshmi sa të duash në atë telefon. Në atë vend së paku 5-6 cigare i kish pas pirë [viktima]”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Ahmet Limani.

Pas kësaj, një numër i madh i veturave të policisë ishin drejtuar për tek vendi ku i kishte orientuar Limani, te gurëthyesi i vjetër tek i cili nuk po furnizohen më me gurë, thotë Esat Tasholli punonjës në gurëthyes.

- Advertisement -

“Unë kam qenë roje. Kanë ardhur 7-8 vetura nga policia dhe kanë shkuar lartë. Rreth orës 10:30 e kanë gjetur trupin e vdekur të djalit”, thotë Esat Tasholli.


E në ora 14:00 u bë edhe varrimi 23 vjeçarit Shqipdon Aliu. Ai u varros pranë babait të tij, i cili 4 ditë pas zhdukjes së djalit Shqipdonit, e kishte humbur betejën me sëmundjen e kancerit.
E, xhaxhai i 23 vjeçarit tashmë të ndjerë Ramadan Aliu, tha se nuk kishin vërejtur ndonjë sjellje të dyshimtë kohës së fundit nga ana e tij, ndërkaq shtoi se edhe këta të fundit po e presin raportin e organeve kompetente për të kuptuar se cila është e vërteta e këtij rasti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit